Suedia voton – Pritet fitore e djathtistëve
Të dielën 7,3 milionë suedezë zgjedhin parlamentin e ri të vendit. Sipas sondazheve, partia ekstremiste e djathtë, „Demokratët Suedezë“ ndodhet para një suksesi të madh, kurse partitë tradicionale para një dileme.
Rënia e socialdemokratëve
Parlamenti i ri suedez me 349 votat e tij pritet të ndodhet para bisedimeve të vështira dhe të gjata për krijimin e qeverisë së re. Me gjasë, socialdemokratët qeverisës rreth kryeministrit, Stefan Löfven mund të mbledhin më shumë vota, por sondazhet parashikojnë rënien në 25%, krahasuar me 31% në mandatin e kaluar. Kështu ata bashkë partinë e Gjelbër nuk pritet të kapin mazhorancën e duhur. Për shkak të hovit të madh të demokratëve suedezë djathtistë, shihet e pamundur një aleancë e katër partive konservatore dhe liberale. Dy blloqet kryesore politike e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me SD, një parti armiqësore edhe ndaj BE.
Frika nga rënia sociale dhe dhuna
Në Suedi është rritur, ashtu si edhe në Gjermani, një frikë e paqartë, megjithë rritjen ekonomike dhe papunësinë e ulët, të cilën e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë. Socialdemokrati, Löfven nuk arriti t’i bindë zgjedhësit, megjithë kthesën në politikën e emigracionit, përmes një politike „ligj dhe rregull”. Edhe incidentet e muajve të fundit u dhanë dorë „demokratëve suedezë”: Në gusht të rinj benda një nate i vunë zjarrin në jugperëndim të vendit 100 automjeteve, edhe konfliktet mes bandave të dhunshme zënë kryetitujt e gazetave. Për çdo krizë, si psh. ajo e zjarreve në pyje, përgjegjëse u bë qeveria e Löfven, vlerat e së cilës ranë gjithnjë e më shumë në sondazhe./DW
Fraksion.com



