AktualitetBota+Të fundit

Irak: Parlamenti mban seancë urgjente për tensionet

Parlamenti i Irakut mbajti një seancë urgjente për të diskutuar trazirat në Basra që shkaktuan vdekjen e të paktën 12 personave gjatë disa ditësh protestash lidhur me shërbimet e dobëta publike, papunësinë dhe korrupsionion.

Agjencia franceze e lajmeve AFP njofton se protestat këtë javë u shkaktuar nga shtrimi në spital i rreth 30 mijë vetëve që pinë ujë të papastë në Basra.

Ministria e brendshme e Irakut ka vendosur kufizime të ndalim-qarkullimit në Basra.

Një zyrtar i aeroportit tha se tra raketa Katyusha goditën perimetrin e aeroportit të Basrës sot në mëngjes, por nuk pati njoftime për plagosje.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin.

Dje, qindra protestues në Basra sulmuan dhe i vunë zjarrin konsullatës iraniane, duke thirrur: “Irani, jashtë. Lironi Irakun”.

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje të gjitha palëve, përfshirë forcat e sigurisë dhe protestuesit, që të ruajnë të drejtën për protesta paqësore dhe të mbrojnë diplomatët dhe objektet e tyre.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com