SHBA: Sanksione Moskës për sulmin ndaj Skripal
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj Rusisë, pasi kanë dalë në konkluzionin se është pikërisht Moska ajo që fshihet pas sulmit që iu bë ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Ky vendim u komunikua këtë të mërkurë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sergei dhe Yulia Skripal u gjetën në gjendje të pavetëdijshme në një stol parku, më 4 mars, në Salisbury të Anglisë. Ata u shtruan në spital në situatë kritike për jetën, por arritën të rikuperoheshin plotësisht pas disa javësh nën kujdesin e mjekëve.
“Shtetet e Bashkuara përcaktojnë se, bazuar në Aktin për Eliminimin e Konflikteve dhe Kontrollin e Armëve Kimike e Biologjike të vitit 1991 (CBË), qeveria e Federatës Ruse ka përdorur armë kimike ose biologjike në shkelje të ligjit ndërkombëtar, ose ka përdorur armë vdekjeprurëse kimike apo biologjike kundër vet shtetasve rusë”, deklaroi zëdhënësja e DASH-it, Heather Nauert.
Më 4 mars, Sergei dhe Yulia Skripal u gjendën të helmuar me agjentin nervor “Novichok” në një stol parku, në Salisbury të Anglisë. Ata u shtruan në spital në gjendje kritike për jetën, por nën kujdesin e mjekëve, ata arritën të rikuperoheshin plotësisht pas disa javësh.
Sanksionet e reja pritet të kenë efekt më 22 gusht ose përreth kësaj date, shtoi më tej ajo.
Fraksion.com

