Life StyleTë fundit

Mbretëresha i ndalon Meghan Markle ngrënien e hudhrës

E kemi thënë edhe më parë tashmë që jeta e Meghan Markle nuk mund të jetë më e njëjta dhe jo vetëm teorikisht sepse Dukesha e Sussex-it po has përditë kufizime në mënyrën e saj të të jetuarit…Dje ishin pantallonat që nuk mund të veshë më në daljet publike (sipas dëshirës së mbretëreshës) sot është një gjë tjetër….

Ndoshta për të nuk është ndonjë sakrificë e madhe por sidoqoftë urdhëri është i prerë: askush në famlijen mbretërore nuk mund të konsumojë hudhër dhe për këtë mbretëresha nuk toleron askënd! Është shkruar edhe më parë që hudhëra është e ndaluar në pallat sepse asaj nuk i pëlqen, sikurse nuk i pëlqen edhe qepa nëse e gjen nëpër gatime me tepri…Sipas saj (edhe Living e mbështet!) aroma e saj është fyese!

“Ne asnjëherë nuk duhet të servirim ushqime me hudhër ose shumë qepë. Kjo duket se bie në kundërshtim me dëshirat e Merghan- it, e cila dikur për Today tregoi se në darkën e së dielës i pëlqen të gatuajë pulë sipas kuzhinës filipinase, e cila e përmban me shumicë përbërësin e urryer nga mbretëresha.” tregon shefi i kuzhinës mbretërore, Darren McGrady.

 

Fraksion.com