Kramaric i përgjigjet Cheryshev, Rusi-Kroaci 1-1
Ka zgjatur shumë pak avantazhi i Rusisë ndaj Kroacisë, pasi Kramaric i është përgjigjet Cheryshev, duke barazuar shifrat.
Denis Cheryshev ishte autori i golit të parë të ndeshjes në minutën e 31, duke kaluar të zotët e shtëpisë në avantazh. Por festa e tyre ka zgjatur vetëm 8 minuta, pasi Kramaric e shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të Mandzukic, duke e dërguar topin në rrjetë.
Edhe pse Kroacia është dominuese në lojë, rusët janë të rrezikshëm me kundërsulm dhe mbetet ende për të parë minutat në vazhdim se si do të shkojnë për të mësuar kundërshtarin e Anglisë në gjysmëfinale.
Fraksion.com

