AktualitetPolitikëTë fundit

Kathimerini: “Ngrin” marrëveshja me Tiranën, Meta heziton të firmosë

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot për një ngrirje të përkohshme të negociatave mes Tiranës dhe Athinës deri sa të zgjidhet çështja kritike me Maqedoninë.

Ndërkohë, duke rreshtuar disa arsye të tjera të “ngrirjes” së negociatave, “Kathimerini” nënvizon se përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë shpesh janë të komplikuara nga balancat e ndjeshme politike në vendin fqinj.

Por theksohet se negociatat mes Athinës dhe Tiranës do të vazhdojnë, në veçanti, ato mes komisioneve që merren me përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike të të dy vendeve, ndërsa përmendet edhe hezitimi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për marrëveshjen e detit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas gazetës greke, presidenti shqiptar Ilir Meta duket mjaft skeptik rreth miratimit të kësaj marrëveshje, ndërsa kryeministri Edi Rama është më i gatshëm për të ecur përpara.

Çështja “Çamëria”, është komunikuar në mënyrë të përsëritur nga pala greke, se nuk është pjesë negociatash.

Në këtë kohë, megjithatë, janë ndërmarrë hapa individualë për çështje me prioritet të ulët, siç janë heqja e çmimeve konsullore (për shqiptarët) ose njohja e lejeve të drejtimit.

Ndërkohë që çështja e ushtarëve të rënë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41 është në proces.

“Në përputhje me atë që është deklaruar nga udhëheqja e Ministrisë së Jashtme, është bërë përparim edhe në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës etnike greke në Epirin e Veriut.

Çështjet në pritje përfshijnë heqjen e ligjit të luftës, si në anën greke dhe në anën shqiptare, pasi ajo përfshin disa vështirësi ligjore”, përfundon “Kathimerini”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com