AktualitetPolitikëTë fundit

Rama me paralajmërim të prerë: Jeni të vëzhguar

Në Sallën e Hartave të Kryeministrisë, Edi Rama mblodhi koordinatorët e platformës online të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm. Kreu i Qeverisë tregoi sa është numri i atyre që kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm, për të cilin thotë se vë në lëvizje direkt ministrin përkatës.

“Mund të shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfete, duke bërë të qartë që çdo punonjës në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën në funksion të zgjidhjes së problemit”.

Me këtë paralajmërim ne drejtim te administratës, kryeministri Rama ka bere apelin e radhës për gjithë qytetarët që të zgjidhin problemet, duke shpenzuar vetëm 3 minuta për të postuar problemin në platformën Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

“10.000 adresime të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit, luftuar së bashku vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të ryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët sa me shume t’a përdorim Platformën e Bashkëqeverisjes aq me shpejt do të kemi shërbimet që njerëzit meritojnë në zyrat e shtetit”- ka theksuar Rama.

Rama pranoi se ka ende shumë mosbesim, por ky mur duhet të rrëzohet.

“Kemi mur mosbesimi për administratën, transparencën e shërbimeve, por jam 100% i bindur se sa më shumë qytetarë të angazhohen duke shpenzuar 3 minuta për të ngritur zërin e tyre direkt te anëtari përkatës i qeverisë, aq më shpejt do të kemi një administratë efikase.  Me platformën çdokush ka mik direkt qeverinë, dhe vë përballë ligjit këdo që është bërë shkak për vonesën, zvarritjen dhe mostrajtimin e hallit, pasi e dini shumë mirë që qëllimi i platformës është i dyfishtë që jo vetëm të zgjidhin problemet, por edhe të identifikojmë bartësit e zakoneve të këqija të administratës. Mund të shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfete, duke bërë të qartë që çdo punonjës në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën në funksion të zgjidhjes së problemit”-tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com