AktualitetPolitikëTë fundit

PD e LSI do vazhdojë bllokimin: Nesër nuk do ketë seancë normale

Opozita nuk tërhiqet nga strategjia e saj për të mos lejuar punime normale në kuvendin e shqipërisë, deri në 28 qershor kur do jetepët vendimin për celjen ose jo të negociatave.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh për seancën  parlamentare të së enjtes, ndërsa burimet i thanë Ora News se deputetët do të bllokojnë foltoren ndërsa do komunikojnë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale.

Edhe në komisionet parlamentare deputetët demokratë do të mbajnë të njëtin qëndrim duke e foksuar diskutimin vetëm tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy persona që sipas demokratëve mbrojnë krimin dhe korrupsionin.

Kjo sjelle politike e Partisë  Demokratike,  do të vazhdojë deri në 28 qershor, e në qoftëse vendi ynë merr përgjigje negative nga Bashkimi Europian për negociatat, nuk përjashtohet që opozita të  radikalizojë qëndrimet deri në bojkot të institucioneve.

Në mbledhjen e një jave më parë të grupit parlamentar  deputetët demokratë në bllok propozuan bojkotimin e kuvendit pas refuzimit të Fatmir Xhafajt për tu dorëhequr, po kryetyari Lulzim Basha, doli kundër me argumentin se ky vendim mund të dëmtonte procesin integrues.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com