AktualitetPolitikëTë fundit

Shkarkohet drejtori i Hipotekës: Qytetarët iu ankuan ministres

Drejtori i Hipotekës në qytetin e Beratit, Robert Poçi është shkarkuar nga detyra.

Shkarkimi i tij erdhi pas ankesave të qytetarëve në takimin me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjatë turit të llogaridhënies së ministrave përpara qytetarëve ka ardhur dhe reagimi i parë. Menjëherë pasi është kthyer nga Berati ku ka zhvilluar dy takime në komunat Otllak dhe Velabisht, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ZVRPP të këtij rrethi, Robert Poçi.

Gjatë takimeve në njësitë administrative të Beratit, banorët kanë shprehur shumë pakënaqësi për punën e Hipotekës dhe madje kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e ZRPP thonë se ne shkarkimin e Pocit ka ndikuar edhe analiza e praktikave te prapambetura dhe trajtimit te tyre jashte afateve ligjore.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com