Teatri Kombëtar, Meta, artistëve: Dialog të vazhdueshëm
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.
Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, artistët e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer sëfundmi në një debat publik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar para disa javësh projektin e Teatrit të ri Kombëtar që do të ndërtohet nga privati në vendin e ku ndodhet aktualisht Teatri Kombëtar, i cili si pasojë e amortizimit do të shkatërrohet. Si shpërblim për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kompanitë private do të marrin tokë për ndërtimin e disa objekteve të larta në qendër të Tiranës.
Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

