Përplasje fizike në gjykatën e Tiranës
Pamje filmike janë siguruar sot në gjykatën e Tiranës ku deputetë të PD-së kërkojnë të hyjnë me forcë në ambjentet e gjykatës duke thyer derën.
Në pamjet filmike, të siguruara nga balkanweb, duket deputeti i PD, Flamur Noka, i cili pasi e godet i vë dorën në fyt efektivit të policisë që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre.
Kurse deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho shfaqet i gjakosur para gazetarëve teksa ka treguar se është përplasur me forcat e rendit, të cilët nuk e lejonin të futej në sallën e gjyqit në pritje të vendimit të gjykatës për të arrestuarit e “Rrugës së Kombit”.
Pas tensionit të krijuar në hyrje të gjykatës, i cili zgjati rreth 1 orë, mes policisë dhe disa deputetëve të PD, këta të fundit janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit.

