Ahmetaj: Përqasja e opozitës sot është politike, destabilizuese dhe s’ka të bëjë fare me qytetatrët
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, kërkon nga Ministri Ahmetaj shpjegime për skemën që do të aplikohet sipas kontratës, për përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit, banorët e zonës së Kukësit, të cilët do të kenë trajtim të ndryshëm nga udhëtarët e tjerë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është thirrur sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë për të dhënë shpjegime.
Ministri Ahmetaj sqaroi dhe njëherë se si ka nisur proces i maturuar i filluar në vitin 2011
Ai komentoi gjithashtu edhe protestat e opozitës, të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.
Ai tha se se tarifa e vendosur nga qeveria Rama është më e ulët se ajo e qeverisë Berisha. “Nëse skenari i IFC parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, vijon Ahmetaj.
“E gjithë përqasja që ka opozita sot është politike, destabilizuese dhe s’ka të bëjë fare me qytetatrët që në të drejtën e tyre mund të ankohen për tarifën e përdorimit të rrugës”, tha Ahmetaj.

