AktualitetTë fundit

Makina luksoze që “mori në qafë” Ergys Agasin! Si nisi “fundi” i biznesmenit dhe detaji që ndihmoi SPAK-un

Mesnatës e së mërkurës, pak orë pasi u prangos në shoqërinë e një ish zyrtari të lartë policie, Ergys Agasi, u transferua në bllokun e sigurisë në rrugën Mine Peza.

I shumëkërkuari i SPAK u arrestua 8 muaj pasi u shpall në kërkim, nën dyshimet se drejtonte një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ku tenderat miliona euro paracaktoheshin dhe kalonin në llogaritë e kompanive të biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë.

Aksioni për arrestimin e njeriut që konsiderohet si eminenca gri e Kryeministrit Edi Rama nisi ditën e djeshme, pasia mbajtjes nën vëzhgim për dy javë nga SPAK. Automjeti me të cilin ai udhëtonte në shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ish-zyrtar policie, u pikas në qytetin e ELbasanit. Me koordinimin e prokurorëve të posaçëm, policia bllokoi akset kryesore dhe e ndoqi automjetin. Në momentin kur makina, që drejtohej nga Shpataraku, mbërriti tek Plepat në Durrës, një zonë e populluar, me shumë trafik, u rrethua nga forcat e posaçme operacionale.

Agasi dhe Shpatarku u vunë në pranga, ndërsa automjeti u kontrollua me imtësi.

Ergys Agasi u shpall në kërkim nga SPAK për akuzat e konkurrencës së paligjshme, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje barazie në tendera, pastrim parash e grup kriminal.

Avokati Maksim Haxhiaj që pati takim me të i kundërshtoi akuzat.

Nga hetmet e SPAK rezulton se Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin kishin krijuar një grup kriminal brenda agjenxisë kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe urdhëronte rrëmbimin e rivalëve në biznes me qëllim që ata të tërhiqeshin nga tenderat. Për aferën është nën hetim Mirlinda Karçanaj, ish drejtoreshë e AKSHIT dhe ish-zëvendësja e saj, disa biznesmenë si dhe zyrtarë të lartë policie.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com