Nufi: Mirënjohje për efektivët që po luftojnë me flakët
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Dajtit, duke vlerësuar angazhimin dhe sakrificën e efektivëve në terren.
Në një reagim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se përkushtimi i efektivëve të strukturave të Emergjencave dhe Forcave të Armatosura përbën një mburojë për qytetarët, banesat dhe mjedisin.
“Me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrificë, ata janë në terren ditë e natë, nga toka dhe nga ajri”, u shpreh ministri.
Nufi shprehu mirënjohjen për të gjithë efektivët që po angazhohen në përballimin e situatës së zjarreve, veçanërisht në Dajt dhe Mallakastër, si dhe në të gjitha zonat ku flakët paraqesin rrezik për jetën, banesat dhe pasuritë.
Operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit po vijojnë me ndërhyrje nga toka dhe ajri, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në terren për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.
Fraksion.com

