AktualitetPolitikëTë fundit

Rama pushime në Dhërmi, kryeministri udhëton me gomone: Video

Përderisa në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit revoltat qytetare ndaj qeverisjes së tij po vijojnë me intensitet dhe pa ndalim, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet për pushime në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shefin e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij.

Ndërkohë në Tiranë, pakënaqësia publike ka arritur kulmin, teksa sot në kryeqytet zhvillohet protesta e 66-të radhazi për largimin e tij.

 

Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë  e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.

Edhe pse disa herë është artikuluar në protesta se kryeministri Rama është detyruar të prishë agjendën e pushimeve për shkak të protestave, por nga pamjet duket se kreu i qeverisë ka marrë lejen e verës, me mbylljen e sesionit parlamentar.

Edi Rama pushimet Dhermi-protesta dita e 65 (4)

Edi Rama pushimet Dhermi-protesta dita e 65 (3)

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com