AktualitetPolitikëTë fundit

“Ku ishte shteti?” Balliu: Shqipëria, korridor i trafikimit të qenieve njerëzore

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot një interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallarin, në lidhje me migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Balliu deklaroi se prej vitesh qytetarëve u serviret “propagandë triumfaliste” për suksese në luftën kundër krimit, ndërsa sipas tij realiteti është krejt tjetër.

Sipas deputetit demokrat, raportet ndërkombëtare dhe operacionet e autoriteteve evropiane tregojnë se Shqipëria është përdorur si korridor i rëndësishëm për trafikimin e qenieve njerëzore dhe emigracionin e paligjshëm. Ai theksoi se organizatat kriminale kanë ngritur rrjete të sofistikuara që, sipas tij, kanë vepruar për vite me radhë pa u goditur.

“Prej vitesh shqiptarëve u serviret po e njëjta propagandë, duke dëgjuar deklarata triumfaliste për suksese në luftën kundër krimit të organizuar. Prej vitesh na thuhet se Shqipëria është më e sigurt se kurrë, se kufijtë kontrollohen se institucionet funksionojë dhe se shteti ka fituar betejën ndaj krimit të organizuar, ndërkohë që vrasjet rriten, ndërkohë kartelet shqiptare janë kartelet më të fuqishme në botë, këto kartele që mbajnë këto në pushtet.

“Faktet dhe raportet ndërkombëtare dhe operacionet e autoriteteve evropiane tregojnë një realitet tjetër. Ata tregojnë se Shqipëria është përdorur si korridor i rëndësishme për trafikimin e qenieve njerëzore dhe emigracionin e paligjshëm. Organizata kriminale kanë arritur të krijojnë rrjetet të sofistikuara që veprojnë për vitet të tëra pa u goditur. Ata tregojnë se pas çdo organizate kriminale që zbulohet fshihet një pyetje e madhe “ku ishte shteti?””, tha ai.

Balliu iu referua edhe një rasti të vitit 2025, kur Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngriti akuza ndaj 27 personave të përfshirë në dy organizata kriminale, të cilat sipas hetimeve kishin futur mbi 650 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi, Kameruni dhe vende të tjera të Azisë dhe Afrikës.

Balliu tha se ndërsa qeveria flet për integrim evropian, raportet evropiane e përshkruajnë Shqipërinë si një nyjë të rëndësishme të trafikimit ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si “diferencën mes propagandës dhe realitetit”.

“Në vitin 2025, SPAK ngriti akuza ndaj 27 personave të përfshirë në dy organizata kriminale që kishin futur mbi 650 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi, Kameruni dhe vende të tjera të Azisë dhe Afrikës. Nuk kemi të bëjmë me disa individë që kanë shkelur ligjin, por me një industri kriminale që nuk mund të funksionojë pa bashkëpunëtor brenda institucioneve dhe ka 0 përgjegjësi për këto institucione.

“Problemi është lidhja e krimit me shtetit. Ndërsa flisni për integrim evropian raportet evropiane flasin për Shqipërinë si nyjë e rëndësishme të trafikimit ndërkombëtar. Kjo është diferenca mes propagandës suaj dhe realitetit”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com