Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Pas pezullimit me urdhër të SPAK, të Vlora Hysenit nga detyra si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtimi i institucionit i është besuar përkohësisht Elvis Lilës. Hyseni u la me vendim të GJKKO në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet se ka ndihmuar në arrati biznesmenin Ergys Agasi.
Këto akuza provohen dhe në dosjen e SPAK, që BalkanWeb e publikoi sot një pjesë të saj.
Sipas urdhrit të nxjerrë për këtë qëllim, Lila do të ushtrojë kompetencat e drejtuesit të SHISH deri në emërimin e titullarit të ri. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe mbështetet në Kushtetutë dhe në legjislacionin në fuqi për administratën publike dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.
Hyseni u paraqit fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku iu dorëzua autoriteteve të Kosovës. Më pas, ajo u shoqërua drejt pikës kufitare të Vërmicës, ku në kufi me Kukësin iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Pas mbërritjes në territorin shqiptar, një automjet civil i autoriteteve e shoqëroi Hysenin drejt Tiranës, ku do të zbatohet masa e arrestit në shtëpi.
Fraksion.com

