Qytetarët 25 ditë në revoltë i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat e drejtuesit politikë: Dilni në bazë
Në ditën e 25 të protestës masive të dhjetëra mijëra qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Në reflektimin e tij, Rama mësohet të ketë kërkuar që të gjithë drejtuesit të zbresin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve reale të tyre, pavarësisht bindjeve politike.
Fraksion.com

