AktualitetTë fundit

Ndahet nga jeta para kohe në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë nga jeta para kohe.

Dyshohet se shkak i vdekjes së 40-vjeçarit ka qenë një trombozë në sistemin e qarkullimit të gjakut. Lajmin e konfirmuan familjarët e tij.

Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend. Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh.

Namir Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, që punonte si mësues, gazetar dhe aktivist.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com