AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Sapphire Princess” – Mbërrijnë mbi dy mijë turistë në Sarandë

Saranda mbetet prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit vendas gjatë sezonit veror, por tashmë qyteti dhe rrethinat vizitohen edhe në dimër e pranverë.

Vitet e fundit Saranda shënon fluks në rritje të turistëve përtej sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama, përcolli sot në rrjetet sociale pamjet e kroçierës “Sapphire Princess” që ka mbërritur në Sarandë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçierave në jug të vendit.

Anija turistike ka rreth 2600 turistë në bord nga vende të ndryshme të botës.

Kroçiera mbërriti në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj drejt Greqisë.

Fluksi i turistëve në Sarandë dëshmon jo vetëm për popullaritetin në rritje të Rivierës shqiptare, por edhe për ndikimin pozitiv që turizmi po sjell në ekonominë vendase.

Qyteti në jug të vendit mirëpret çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Me ujërat e kristalta, trashëgiminë historike dhe klimën mesdhetare, Saranda ofron një kombinim të përsosur për pushime relaksuese. Ajo shquhet për vende tërheqëse si Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Parku Kombëtar i Butrintit (UNESCO), si dhe plazhet e shumta me rërë të bardhë (Ksamil) dhe ujë të pastër.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com