AktualitetNATO/BETë fundit

Merz: Evropa e bashkuar garanci e rëndësishme për të ardhmen

Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregojë vetëbesim dhe forcë politike — edhe kundrejt Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk duam t’ia ulim vlerat vetes,” tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz të mërkurën (18.03.2026) në një deklaratë qeveritare në Bundestag.

“Ne identifikojmë interesat tona dhe njëkohësisht identifikojmë mjetet e fuqisë për t’i realizuar këto interesa.” Merz theksoi, se BE‑ja ka 450 milionë banorë — “100 milionë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Evropa duhet të veprojë me një vetërespekt më të madh.”

Në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE‑ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz.

“Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh.”

“Bota po zhvillohet në një situatë të vështirë për ne, në një rend të fuqive të mëdha,” tha Merz. “Po e ndiejmë se si aktorët e këtij rendi të ri të forcës ndikojnë jetën tonë dhe kufizojnë mundësitë tona.”

“Një Evropë e bashkuar për ne në Gjermani garancia e vetme”

Në këto kushte, “më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është për ne në Gjermani garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë.”

Vetëm të bashkuar, theksoi ai, shtetet evropiane kanë në duart e tyre “një potencial fuqie në këtë epokë të re që po fillon.” Në një situatë ndërkombëtare ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE-ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz. “Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh”.

Si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë gjeopolitike, qeveria federale synon të krijojë përsëri më shumë hapësira veprimi. Më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është “garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë”. Kjo nuk është ndjerë kurrë më qartë sesa në këto ditë dhe javë, tha Merz, edhe në sfondin e presionit të çmimeve në Gjermani si pasojë e luftës në Iran./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com