AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan foton me simbolikën e veçantë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Një ditë pas festimeve dhe ceremonive zyrtare për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto që mbart një mesazh të veçantë.

Në të shfaqen tre të rinj që mbajnë krahëve flamurin e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së me një simbolikë kombëtare shqiptare, ndërsa përballë tyre shtrihet panorama një qyteti në Kosovë.

Postimi i Kryeministrit Rama përcjellë mesazhin e unitetit kombëtar dhe identitetit të shqiptarëve, njëherësh edhe lidhjet historike, kulturore dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve forcohet çdo ditë e më shumë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama uroi përmes një telefonate ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova festoi dje 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti i Kosovës u shpall i pavarur më 17 shkurt 2008. Ky ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm për popullin e Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com