AktualitetTë fundit

Mbikëqyrje ajrore dhe sisteme anti-dronë për transferimin e të burgosurve nga Fushë-Kruja

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet nga operacioni për transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve nga Burgu i Fushë-Krujës, i cili po rikonstruktohet, drejt burgjeve të tjera, si ai i Peqinit dhe i Durrësit.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se transferimi ka përfunduar me sukses, ku nga gjithsej 142 të burgosur dhe paraburgosur, 85 prej tyre u dërguan në burgun e Peqinit dhe 57 në atë të Durrësit.

Në këtë operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe 48 automjete.

Kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live, duke garantuar transparencë, kontroll dhe siguri maksimale .”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjithashtu, thuhet se operacioni u koordinua në kohë reale me të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjatë itinerarit të lëvizjes, përfshirë Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës, si dhe komisariatet përkatëse, duke siguruar një bashkëpunim efikas ndërinstitucional.

Ndërkohë theksohet se sistemi penitenciar shqiptar vijon të jetë i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi bashkëkohor, transparent dhe të sigurt, në funksion të rendit, ligjit dhe dinjitetit njerëzor.

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com