AktualitetTë fundit

Policia devijon qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës

Policia e Shtetit njoftoi sot se për shkak të reshjeve të dendura të shiut është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Sipas Policisë, në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja për automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga aksi Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e Universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në aksin Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com