AktualitetTë fundit

Prokurori Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes: Unë e familja nuk jemi më të parët!

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori Adnan Xholi u përball me një pyetje të ndjeshme që lidhej me përballjet e tij me krimin e organizuar.

I pyetur nga një anëtar i KLP-së: “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste.

Ai më pas u përgjigj shkurt: “Unë dhe familja nuk jemi më të parët!”

Deklarata e tij vjen si dëshmi e rrezikut dhe sfidat me të cilat janë përballur prokurorët që përpiqen të luftojnë krimin e organizuar, duke treguar përkushtimin personal të Xholit ndaj drejtësisë dhe respektin për sigurinë e familjes.

Ky ishte vetëm një moment nga një seri deklaratash që Xholi bëri ditën e sotme, gjatë prezantimit të platformës së tij, para anëtarëve të KLP-së.

Ai shpjegoi vizionin e tij për SPAK-un, përkushtimin ndaj mbledhjes së provave para çdo arrestimi dhe rëndësinë e një drejtimi shembullor për prokurorët e tjerë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com