“Autorët e panë t’i afrohej makinës, shpërthyen tritolin dhe…”, detaje nga ngjarja në Shkodër, autorët dyshohet të jenë me pagesë. Kamerat e sigurisë…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku mbeti i plagosur shtetasi Ena Busukja.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se policia vendore dhe prokuroria e Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Efektivët kanë bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë pasi dyshojnë se autorët kanë qenë diku afër dhe pasi kanë parë shtetasin Busukja duke iu afruar automjetit të tij, kanë kryer shpërthimin e telekomanduar dhe më pas janë larguar.
Deri më tani policia nuk ka ende një pistë konkrete të hetimeve.
Në Shkodër një ditë më parë ishin edhe forcat RENEA lidhur me ekspertimin e lëndës eksplozive dhe sasisë që mund të jetë vendosur.
Fraksion.com

