AktualitetEkonomiLife StyleTë fundit

Kroçerat preferojnë Sarandën edhe në vjeshtë

Në qytetin e Sarandës është rikthyer përsëri kroçera “Oosterdam” duke sjellë në bordin e saj 1,874 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj tha për ATSH-në se “është hera e dytë brenda këtij muaji që kjo kroçerë ndalon në port, duke shënuar edhe numrin më të lartë të turistëve që kanë ardhur në Sarandë dhe aq më tepër jashtë sezonit turistik veror”.

“Kjo është kroçera e 28 që ndalon në portin e Sarandës nga muaji prill, kur mbërriti edhe kroçera e parë. Porti Detar do të mirëpresë dhe 3 kroçera të tjera, deri në fund të muajit nëntor”, tha Malaj.

Anija turistike, e njohur për itineraret e saj mesdhetare do t’u japë vizitorëve mundësinë të zbulojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth, duke gjallëruar njëkohësisht jetën turistike dhe ekonominë lokale të qytetit bregdetar.

Kroçera “Oosterdam”, që operohet nga kompania prestigjioze Holland America Line, e vizitoi Sarandën edhe 5 ditë më parë duke sjellë 1886 turistë.

Pjesë e itinerarit të turistëve janë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, kalaja e Lëkurësit, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena etj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com