Më 21-22 tetor 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark, Rutte udhëtoi për në Uashington D.C.
Sekretari i Përgjithshëm Rutte pritet të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington. Ndërkohë takimi i sinjalizuar Trump – Putin, sipas të dhënave nga SHBA, nuk pritet të zhvillohet “së shpejti”.
NATO njoftoi një takim ndërmjet sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Rutte pritet të mërkurën (22.10.2025) në Uashington, deklaroi zëdhënësja Allison Hart. Bisedimet do të zhvillohen pasdite vonë, thuhet më tej.
Si sfond i takimit konsiderohet të jenë përpjekjet aktuale të presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Për këtë ai bisedoi së fundi në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe më pas sinjalizoi mundësinë e një takimi me kreun e Kremlinit në Budapest.
Të martën (21.10.2025) mediet në SHBA njoftuan, se planet për takimin janë ngrirë, ose së paku janë shtyrë.