“O mashtruesa, hapni derën”, qytetari futet dhunshëm në sallën e Këshillit Bashkiak: S’jam shpronësuar, 5 vite do dëgjojmë këta plehrat?!
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të Vlorës, teksa një qytetar i nervozuar është futur dhunshëm në sallën ku po zhvillohej diskutimi.
Pasi ka shtyrë fuqishëm derën, ai ka deklaruar se ka 5 vite që nuk është shpronësuar për pronën e tij, ndaj edhe kërkonte përgjigje.
Qytetari ka këmbëngulur sërish që për një periudhë prej 5 vitesh ai nuk është shpronësuar, duke shfaqur nervozizmin me ofendime dhe ton të ashpër.
“Të gjithë mashtruesja jeni… kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm”, dëgjohet ai ndër të tjera.
Sipas tij, ai është përballur me shtyrje të panumërta për kompensimin, të cilat i konsideroi “manipuluese” nga ana e institucioneve.
Fraksion.com

