AktualitetNATO/BETë fundit

“I kishin hyrë disa herë në hapësirën ajrore”: Polonia goditi për herë të parë dronë rusë

Dronët rusë kishin hyrë disa herë në hapësirën ajrore polake. Tani, për herë të parë, Forcat Ajrore qëlluan dronët e dyshuar rus. Aeroportet duhej të mbylleshin përkohësisht.

Kërkohen dronët e rrëzuar

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz njoftoi se edhe NATO është informuar për këtë vendim. Njësitë e sigurisë kombëtare të ushtrisë janë udhëzuar të kërkojnë në terren për mbeturinat nga dronët e rrëzuar, sipas autoriteteve polake. Sipas policisë, droni i parë u gjet në fshatin Czosnowka të Polonisë lindore. Kosiniak-Kamysz u bëri thirrje qytetarëve të mos i afrohen mbeturinave dhe të informojnë policinë, nëse i gjejnë. Banorëve në qarqet Podlaskie, Mazovia dhe Lublin iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz duke folur në Bruksel para mediave
Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz njoftoi se edhe NATO është informuar për rrëzimin e dronëveFotografi: Wiktor Dabkowski/picture alliance

Mbyllen aeroportet

Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit të SHBA-së (FAA), katër aeroporte u mbyllën përkohësisht, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Varshavës. Një pjesë e hapësirës ajrore mbi Poloni ishte mbyllur për shkak të aktiviteteve ushtarake, u tha.  Edhe aeroportet në Lublin dhe Rzeszow në lindje të vendit u prekën gjithashtu. Depërtimi i dronëve në hapësirën ajrore polake pasoi orë të tëra sulmesh ajrore ruse në Ukrainën perëndimore.

Roli i Polonisë në luftën kundër Ukrainës

Javët e fundit, kanë hyrë vazhdimisht dronë në hapësirën ajrore mbi Poloni dhe janë rrëzuar. Nuk ka pasur të lënduar. Ministri i Mbrojtjes kishte deklaruar të martën se dronët mund të qëllohen në të ardhmen nëse kjo do të ishte e justifikueshme. Vendimi do të duhej të merrej nga ushtria rast pas rasti.

Mbrojtja kundërajrore ukrainase natën në aktivitet kundër një droni rus,
Sulm rus kundër UkrainsëFotografi: Sergei Supinsky/AFP/Getty Images

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një aleate e rëndësishme politik dhe ushtarake e Ukrainës,  së sulmuar nga Rusia. Vendi shërben gjithashtu si një qendër logjistike qendrore për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com