AktualitetTë fundit

Vrasje, drogë dhe arratisje si në filma aksion – Kush është Bajram Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim për atentatin në Shkodër

Barush Bregu, i njohur dhe si Bajram Bregu është një nga bashkëpunëtorët e Ragip Gilës, i cili kreu ditën e djeshme masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër.

Policia bën me dije se 39-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Emri i Bregut nuk është i p[anjohur për forcat e rendit.

Ai është arrestuar në vitin 2019 për vrasjen e vëllezërve Bilali.

Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Liçit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.

Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com