AktualitetTë fundit

Të paktën 20 të lënduar prej motit të keq

Prej orës 11:00 të paradites së sotme, 30 gusht, 20 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Siç raporton gazetarja Erikleda Dorezi, vetëm dhjetë prej tyre ndodhen ende në ambientet e spitalit, megjithatë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shumë prej të lënduarve kanë pësuar dëmtime si pasojë e pemëve të rrëzuara dhe objekteve të ndryshme që kanë rënë nga era e fortë.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe ndjekje të situatës nga qytetarët për shkak të kushteve atmosferike të rënda.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com