AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se edhe sot gatishëmria do të jetë e lartë, por thekson se situata është e përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

“Një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast”, nënvizon Kreu i Ekzekutivit.

Rama ka reaguar lidhur edhe me reagimet ndaj kësaj situate duke shtuar se “krehin veten para pasqyrave mediatike”.

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi”, shprehet kryeministri Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com