AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi, Bardhi: Të vijojë punë edhe pas 8 korrikut! Spiropali: Punën tonë do ta bëjmë, pa merak

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i është drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali se po shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Bardhi ka kërkuar që të kryhen dëgjesat me institucionet e pavarura dhe Kuvendi të vijojë punë edhe pas 8 korrikut, me rekomandimet përkatëse për përmirësimin e punës së secilës prej tyre.

Nga ana tjetër, Spiropali u shpreh se dëgjesat janë parashikuar në kalendar.

Pjesë nga diskutimi:

 

 

Gazment Bardhi: Pa 8 korrikut nuk miratojmë dot ligje por nuk ndalohet puna për rekomandimet. Ndaj duhet të vijohet me kalendarët e raportimeve të institucioneve të pavarura në Kuvend dhe Kuvendi të ketë mundësi të lëshojë rekomandime për punët e tyre.
Nuk ka pse mbyllet puna e Kuvendit në këtë drejtim. Vendimi juaj është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe afateve që përcakton Rregullorja e Kuvendit

 

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu gjatë seancës plenare pritet të diskutohen dhe të hidhen për votim edhe disa pr/ligje të tjera:

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”.

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit””.

Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com