AktualitetPolitikëTë fundit

Vota e diasporës, numërohen 1660 zarfe, PD 43.95%, PS 42.68%

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë edhe për votuesit nga jashtë. Në total janë numëruar 1660 zarfe të ardhura nga diaspora nga 194 889 në total.

Sipas rezultati të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 07:40, 726 vota janë për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 705 vota janë për Partinë Socialiste.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 117 vota

Partia “Mundësia” ka marrë 35 vota

Partia Social-Demokrate ka marrë 34 vota

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 21 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 4 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 10 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 0 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota

 

Fraksion.com