Votimi elektronik në Njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë, KQZ vendos pajisjet për testim nga qytetarët
Zgjedhësit e Njësisë Administrative nr.10, Tiranë dhe të Bashkisë Vorë, në zgjedhjet e datës 11 Maj do të votojnë përmes Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit.
KQZ ka vendosur qendra informimi ku qytetarët do të mund ta testojnë dhe të familjarizohen me mënyrën e votimit.
Pozicionet ku janë vendosur këto pajisje, janë pranë zonave ku do të votohet me anë të pajisjes elektronike.
Në Tiranë janë të vendosura nga ora 09:00 – 19:00 në rrugën “Myslym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, në rrugën e Durrësit, në krye të Rrugës së Ambasadave, në rrugën e Kavajës, në krah të Prefekturës Tiranë.
Ndërsa në Vorë pajisjet për votimin elektronik janë vendosur në rrugën “Demokracia” dhe në ditët të vijim do të jenë të lëvizshme në Prezë dhe Bërxullë.
Fraksion.com