AktualitetBota+Të fundit

Çfarë ishte ‘armëpushimi’ i Pashkëve dhe çfarë ndodhi?

Në një njoftim të befasishëm të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin tha se do të kishte një “armëpushim të Pashkëve”, me një pauzë në të gjitha luftimet nga ora 16:00 BST të shtunën deri në orën 22:00 BST të dielën (mesnatë në Moskë).
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ra dakord për një pauzë, duke shtuar se Ukraina do të “pasqyrojë” veprimet e Rusisë.
Por disa orë pas të ashtuquajturës pauzë në luftime, Zelensky tha se kishte pasur sulme të shumta ruse dhe disa të tjera të dielën e Pashkëve.
Po kështu, ministria ruse e mbrojtjes tha se Kievi kishte nisur sulme me dron qindra herë, raportuan burime mediatike.
Armëpushimi 30-orësh erdhi pasi SHBA kërcënoi mbib ndërmjetësimin e bisedimeve te mëtejshme të paqes Rusi-Ukrainë. Muajin e kaluar, SHBA propozoi një armëpushim fillestar 30-ditor, i cili u pranua nga Kievi, por jo Moska, e cila u kthye me kushte të shumta.

 

Fraksion.com