“Ça bëhet me këtë Ramën, do dhe një mandat për integrimin”/ Kryeministri: Çyrykët thonë broçkulla, BE e hap derën kur të jetë gati
Kryeministri Edi Rama, në vijim të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, zhvilloi një takim me mbështetësit në qytetin e Durrësit, ku iu përgjigj kritikëve lidhur me procesin e integrimit europian dhe mandatin e katërt qeverisës që kërkon PS.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk varet vetëm nga vullneti i vendit aspirant, por edhe nga konsensusi i vendeve anëtare. “BE nuk të hap derën kur do ti, por kur ti je gati të hysh në atë shtëpi dhe kur ata që janë brenda janë gati të të fusin,” tha Rama. “Ka pasur raste kur Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave, por disa vende anëtare kanë ndalur procesin për arsye të brendshme.”
“Janë ca që thonë “ça bëhet me këtë Edi Ramën, si nuk i vjen turp. Ka tre mandate dhe më duhet i katërti thotë t’iu dërgoj në BE”. Sipas tyre kjo është dicka për turp sepse përderisa nuk e bëmë për 3 mandate nuk e meritojmë të katërtin”, tha Rama.
Duke iu drejtuar kritikëve që pyesin pse integrimi nuk u arrit gjatë tre mandateve të mëparshme, Rama solli si shembull vendet fqinje. “Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut i kanë hapur negociatat shumë më herët, por asnjë prej tyre nuk është sot në BE. Shqipëria i hapi negociatat vetëm vitin e kaluar dhe ka tashmë një plan për mbylljen e tyre në vitin 2027,” deklaroi kryeministri.
Ai u shpreh se opozita po mashtron qytetarët me “broçkulla”, duke shtuar se e vërteta është ndryshe.
Kjo derë e hapur mund të mbyllet dhe mund të mbetemi jashtë saj për nuk e di sesa vite. Asnjë nga ish-vendet komuniste nuk ka pasur negociata me BE më pak se 6-7-8 vjet. Ne kemi mundësinë t’i mbyllim për 3 vjet”, tha ai.
Fraksion.com