LaCivita mbërrin të premten në Tiranë, strategu i fitores së Trump do të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës elektorale të PD
Chris LaCivita, strategu i fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe drejtuesi i fushatës elektorale të PD, mbërrin në Shqipëri të premten, 11 prill.
PD bën të ditur se LaCivita do të jetë i pranishëm në mitingun e çeljes zyrtare të fushatës elektorale së PD dhe koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19.00.

Opozita nis zyrtarisht rrugëtimin 1 mujor të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të pas 1 muaji. Fushata e PD-ASHM do të asistohet nga Chris LaCivita dhe ekipi i tij të cilët menaxhuan edhe suksesin elektoral të republikanit Donald Trump.
Fraksion.com