Trump: Nuk po shqyrtoj ndalimin e tarifave të reja
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk po shqyrton një pauzë të tarifave të reja për të lejuar negociatat me vendet e tjera.
Më herët, kishte raporte se Uashingtoni do të vendoste një pauzë 90-ditore, këto pretendime u hodhën poshtë menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, e cila e quajti atë “lajme të rreme”.
I pyetur drejtpërdrejt për një pauzë të mundshme, ai u thotë gazetarëve në Zyrën Ovale: “Ne nuk po e shikojmë këtë. Kemi shumë e shumë vende që po vijnë për të negociuar marrëveshje me ne dhe do të ketë marrëveshje të drejta.”
Presidenti amerikan përsëriti kërcënimin e tij për tarifa shtesë prej 50% për mallrat kineze nëse Pekini nuk tërhiqet nga planet e tij hakmarrëse deri nesër (e martë).
Fraksion.com