AktualitetPolitikëTë fundit

Kënetat nacionaliste kanë bërë lëmsh dynjanë”, Rama e thotë në mes të Athinës: Ligji i luftës është absurd, duhet të hiqet!

Edi Rama:
Ne jemi në marrëdhënie shumë pozitive, duhet ta dini që me Mitsotakis dhe qeverinë e tij jemi në një dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim në ato çështje për të cilat kemi pasur dakordësi si ato që lidhen me minoritetet dhe vendime për të sanksionuar disa të drejta të tyre.

Çështje që duheshin zgjidhur dhe janë zgjidhur. Kemi në tavolinë nga ana jonë kërkesën për të hequr përfundimisht ligjin e luftës sepse është absurditet.

Dy popuj të afërt dhe anëtare të NATO-s dhe jemi në gjendje lufte sepse ka një ligj absurd. Insistimi ynë është ky ligj duhet të hiqet.

Besoj që ky ligj dhe çështje të mbetura ku shumë shpesh bufat e kënetave nacionaliste andej e këtej kanë bërë lëmsh dynjanë, ne do të dalim sipër kënetave e do të bëjmë të mundur hapjen e një epoke partneriteti stretagjik.

 

Fraksion.com