Berisha: Lehtësim i barrës fiskale për librin për të zgjeruar tregun e tij
Partia Demokratike së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane “Konrad Adenauer”, prezantuan Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën.
Në fjalën e tij Berisha tha se do të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale të librit dhe për të zgjeruar tregun e tij. Sipas Berishës, qeveria i ka vënë librit një taksë absurde.
“Praktikisht me taksat që vuri, rriti ndjeshëm çmimin e librave, në vend që t’i subvenciononte. I bëri ato vështirësisht të bleshme nga publiku”, tha Berisha
“Unë garantoj se do bëhet gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale të librit, për të zgjeruar tregun e tij, për të promovuar librin shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në panairet botërore”, tha Berisha.
“Ne me shpejtësi në rrafshin organizativ në çdo rrafsh tjetër, do të shënojmë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin ndaj artit dhe kulturës kombëtare, në interesin më të mirë të të sotmes dhe të ardhmes tonë kombëtare”, u shpreh kryedemokrati.
Fraksion.com