Zjarr në një parking pallati në Tiranë, digjet një makinë dhe një motor. Evakuohen banorët
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje thotë se si pasojë e flakëve, janë djegur një makinë dhe një motorr që ndodhej pranë.
Shërbimi i zjarrëfikëseve ka punuar intensivisht për shuarjen e flakëve, ndërsa policia u bëri thirrje banorëve të largohen nga banesat. Aktualisht, flakët janë shuar ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Fraksion.com