Skip to content
E shtunë, 7 Mars, 2026
Lajme Flash:
  • Trump zbarkon në Dover për të marrë pjesë në transferimin dinjitoz të gjashtë ushtarëve amerikanë
  • Shefi i Pentagonit: SHBA-ja nuk është e shqetësuar nga raportet se Rusia ndan informacione me Iranin
  • Trump sinjalizon se do të përshkallëzojë luftën me Iranin, ndërsa Teherani po shqyrton objektiva të reja amerikane
  • Protestuesit kundër luftës në Iran marshojnë drejt ambasadës amerikane në Londër
  • “Prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit”, Berisha: Ramës e Ballukut i vajtën fjalë se nuk e mbronte zv.kryeministren në takimet që bënte
Fraksion

  • Aktualitet
  • Të fundit
  • Op-Ed
  • Ekonomi
  • Politikë
  • NATO/BE
  • Bota+
    • Kosova
    • Rajoni
  • Dialog
  • Life Style
  • Sport
  • Unë
  • Fjala
AktualitetRajoniTë fundit

Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

16 Mars, 2025 admin

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i saktë i të plagosurve nuk dihet, por mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Drejtori i spitalit të qytetit të Shkupit “Shën Naum Ohridski”, Nebojsha Nasto ka thënë për agjencinë e lajmeve MIA se 29 persona janë shtruar në spital, përfshirë të mitur, me plagë të rënda në fytyrë dhe duar.

Në klinika tjera janë shtruar 31 persona, kryesisht të mitur dhe të gjithë kanë djegie.

Autoritetet nuk kanë treguar ende se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës./REL


Fraksion.com

 

  • Trump urdhëroi aksion ushtarak ‘vendimtar’ kundër Houthis në Jemen
  • Zjarri në Maqedoninë e Veriut, dyshim mbi mjetet piroteknike që përdori grupi muzikor në klub

Mund të pëlqeni gjithashtu...

Denoncimi i PD: Bie tavani i Pediatrisë së Tiranës, plagoset një fëmijë

1 Qershor, 2021 admin

Rama dhe Erdogan diskutojnë për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe luftën kundër terrorizmit

9 Gusht, 2024 admin

VOA: Evropa nën presion për t’u bashkuar me SHBA-të dhe Britaninë në ndalimin e importimit të naftës ruse

9 Mars, 2022 admin

Të Fundit

AktualitetBota+Të fundit

Trump zbarkon në Dover për të marrë pjesë në transferimin dinjitoz të gjashtë ushtarëve amerikanë

7 Mars, 2026 admin

Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Dover, Delaware, ku do të marrë pjesë në transferimin dinjitoz në nder të gjashtë

AktualitetBota+Të fundit

Shefi i Pentagonit: SHBA-ja nuk është e shqetësuar nga raportet se Rusia ndan informacione me Iranin

7 Mars, 2026 admin
AktualitetBota+Të fundit

Trump sinjalizon se do të përshkallëzojë luftën me Iranin, ndërsa Teherani po shqyrton objektiva të reja amerikane

7 Mars, 2026 admin
AktualitetBota+Të fundit

Protestuesit kundër luftës në Iran marshojnë drejt ambasadës amerikane në Londër

7 Mars, 2026 admin
AktualitetPolitikëTë fundit

“Prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit”, Berisha: Ramës e Ballukut i vajtën fjalë se nuk e mbronte zv.kryeministren në takimet që bënte

7 Mars, 2026 admin
AktualitetBota+Të fundit

Starmer bisedon me Erdogan dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite për tensionet me Iranin

7 Mars, 2026 admin

Op-Ed

Artan Fuga: Jemi kthyer atje ku ishim, fjalët ndryshojnë
AktualitetOp-EdTë fundit

Artan Fuga: Jemi kthyer atje ku ishim, fjalët ndryshojnë

22 Shkurt, 2026 admin

Nga Artan Fuga E thotë bukur Gustavë Le Bon se revolucionet shpesh janë përmbysje fjalësh me të cilat shënohet ndryshe

“Asnjë ndryshim nuk ka ardhur duke qëndruar në kafe”, Ermal Hasimja: Bashkohuni për të mbrojtur të drejtat tuaja
AktualitetOp-EdTë fundit

“Asnjë ndryshim nuk ka ardhur duke qëndruar në kafe”, Ermal Hasimja: Bashkohuni për të mbrojtur të drejtat tuaja

20 Shkurt, 2026 admin
“Ai që kontrollon ushqimin, kontrollon jetën”, Spahiu: Shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve
AktualitetOp-EdPolitikëTë fundit

“Ai që kontrollon ushqimin, kontrollon jetën”, Spahiu: Shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve

16 Shkurt, 2026 admin
“jemi vendi më injorant në Evropë”, Ben Blushi: Çështja e librit problem kombëtar!
AktualitetOp-EdTë fundit

“jemi vendi më injorant në Evropë”, Ben Blushi: Çështja e librit problem kombëtar!

14 Shkurt, 2026 admin
OPINION: 4 Vjet të sulmit të pafund të Rusisë, qëndrueshmëria e Ukrainës, zvarritja e Perëndimit
AktualitetBota+Op-EdTë fundit

OPINION: 4 Vjet të sulmit të pafund të Rusisë, qëndrueshmëria e Ukrainës, zvarritja e Perëndimit

9 Shkurt, 2026 admin
Loading...

Rreth Nesh

Fraksion
"Hapi është krijuar për të ecur gjithmonë përpara, pa u ndalur.Por jo që gjurma të fshihet lehtë..." Fraksion është gazetë online që vjen pranë teje 24/7 me informacionet më të fundit nga vendi dhe bota. Ndiq hapësirën tënde unike.

Na kontaktoni

Për reklama, spote publicitare dhe bannera kontaktoni me redaksine tonë me anë të postës elektronike në adresën:

redaksia@fraksion.com

gazetafraksion@gmail.com

Copyright © 2026 Fraksion. All rights reserved.
Theme: ColorMag by ThemeGrill. Powered by WordPress.
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com