AktualitetTë fundit

Gjendet e braktisur makina që përplasi për vdekje 55-vjeçarin në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Në kërkim drejtuesi i mjetit

Detaje të reja nga aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor i moshës 55-vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën.

Policia njofton se autori i aksidentit, ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.  Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht.

 

Fraksion.com