AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha-shqiptarëve në diasporë: Edhe pas mbylljes së regjistrimeve, vazhdoni kontaktet me të regjistruarit që vota e tyre të jetë për PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë apel të fortë për shqiptarët në diasporë, duke i inkurajuar ata që, edhe pas mbylljes së regjistrimeve, të vazhdojnë kontaktet me të regjistruarit dhe të sigurojnë që vota e tyre të shkojë për PD.

Gjatë një takimi virtual me komunitetin shqiptar jashtë vendit, Berisha theksoi se vota e diasporës do të jetë vendimtare për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit, duke theksuar se ndikimi i patronazhistëve dhe grupeve mafioze nuk mund të arrijë tek shqiptarët jashtë vendit në të njëjtën mënyrë si në Shqipëri.

Berisha e inkurajoi diasporën të shfrytëzojë çdo mundësi për të mbështetur ndryshimin dhe të sigurojë që sa më shumë shqiptarë të regjistruar të bashkohen dhe të votojnë për Partinë Demokratike në zgjedhje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju falënderoj shumë për fjalët, për punën që keni bërë, dhe e vërteta është që vota juaj do të jetë më e rëndësishmja votë për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit, sepse pavarësisht se çfarë bëjnë patronazhistët, grupet mafioze, përsëri ndikimi i tyre tek shqiptarët jashtë vendit nuk mund të jetë kurrë ai që do, apo dëshiron Edi Rama.

 

Në aeroport më ndaloi një djalë i ri dhe më kërkoi të bënim një foto, me kënaqësi i thashë. Bëmë foton dhe i urova ditë të mbarë. Një nga bashkëpunëtorët e mi që vinte nga pas, e ndaloi dhe i tha; je regjistruar ti, po tha jam regjistruar se më ka regjistruar kushëriri. Ai tha punon në shtet, por ju mos kujtoni se do të votoj për qeverinë, unë bashkë me prindërit e mi do të votoj për PD.
U thashë këtë shembull, këtë rast që të përpiqeni që pas regjistrimeve të kontaktoni sa më shumë të regjistruar në qytetin ku jeni, apo që njihni të cilët të bashkohen me ju, me votën e tyre për PD.
Fraksion.com