BE: Ukraina është një demokraci, Rusia e Putinit nuk është
Bashkimi Evropian i është përgjigjur akuzës së një dite më parë të presidentit amerikan Donald Trump, kur ai e quajti Zelenskyn “diktator”.
“Ukraina është një demokraci, Rusia e [Presidentit Vladimir] Putin jo,” thotë zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker.
Ai shton se BE-ja ka një “pozicion të drejtpërdrejtë dhe të qartë” për këtë çështje, duke thënë se “Presidenti Zelensky u zgjodh në mënyrë legjitime në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”.
BE-ja është një aleat kyç i Ukrainës, edhe pse vendi nuk është një vend anëtar.
Fraksion.com