“Vrima e Kopiles”, zbulimi i çekëve në Leskovik, studiuesi Auron Tare: Pyesni a janë shkencëtarë. Ne e njihnim
Një grup studiuesish çekë kanë zbuluar në Jug të Shqipërisë një liqen termal nëntokësor, që sipas tyre, është më i madhi në botë.
“Një pjesë e këtij grupi kanë qenë pjesë e një angazhimi që kemi qenë disa që kemi organizuar këtë studim në Leskovik. Lajmi pa elementin shqiptar nuk është korrekt. Ata nuk janë shkencëtar, janë dashamirës të Shqipërisë, kanë punuar me ne”.
“Ky lloj lajmi është një lloj rendje për vëmendje, ai vend ai ty njihej. Ka ndodhur dhe herë tjetër, çekët bënë zhytje në një nga këto anijet që kisha gjetur me amerikanët dhe e dhanë si zbulimin e tyre”.
Për studiuesin e njohur shqiptar është i gabuar edhe emri që çekët i kanë vënë këtij liqeni.
“Për hir të së vërtetës e ka një emër, quhet vrima e Kopiles”.
Sipas studiuesve çekë, liqeni termal nëntokësor është me një gjatësi prej 138 metra, një gjerësi prej 42 metra dhe një perimetër 345 metra, që mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë.
Fraksion.com