Vrasja e Kristjan Markut dje në autostradë: Tre autorët dyshohet se e zunë në pritë, qëlluan 13 herë me armë!
Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristjan Marku.
Autorët dyshohet se e kanë zënë në pritë, në momentin që 30 vjeçari ka kaluar mbi nën kalimin e Novoselës.
Atentatorët që dyshohen se mund të kenë qenë tre persona , kanë dalë nga nën kalimi dhe i janë afruar makinës tip ‘Volksvagen’ që udhëtonte 30 vjeçari, dhe pasi janë afruar ne krahun e djathtë kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë apo automatik të vogël tip shars.
Gjatë rrugës makina që udhëtonte 30 vjeçari është përplasur disa herë me trafikndarsen deri sa ka ndalur.
Ndërkohë që 30 vjeçari kishte humbur jetën nga plagët e marra, policia ka mbërritur së bashku dhe me ambulancën, por kjo e fundit është larguar sërish pasi 30 vjeçari kishte humbur jetën.
Jo më shumë se 1 km nga vendngjarja është njoftuar se po digjej një makina, zjarrëfiksit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë por dhe përgjatë autostradës Fier Vlorë, ndërkohë që është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por dhe fshatrat Novoselë apo Panaja.
Po ashtu janë marrë në pyetje te afërm të 30 vjeçarit në Rëshen po ashtu dhe një person i dyshuar. Nuk dihet ende pse 30 vjecari Kristjan Marku po shkonte në drejtim të Vlorës.
Policia ndërkohë vijon hetimet.
Fraksion.com