AktualitetPolitikëTë fundit

Hiqi duart, mos prek me dorë!”/ Bylykbashi përplaset me policët civilë: Kur të merrem unë, nuk ju ikën shejtani

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është përfshirë në një përplasje verbale me dy punonjës civil të policisë pranë Zogut të Zi.

Gazetari i News24, Renaldo Salianji zbuloi se dy protestues janë shoqëruar nga punonjësit e policisë pas bllokimit të rrugës në këtë zonë, e cila ka sjellë edhe përplasjen verbale.

Bylykbashi ka kërkuar të dijë se kush ka qenë personi që ka shoqëruar protestuesit, ndërsa punonjësit e policisë kanë kërkuar nga deptuteti që mos të preken nga ai.

Bylykbashi ka paralajmëruar policët që të mos shoqërohen protestuesit, ose “do të merret me ta”, ndërsa debati mes tyre ka vijuar më tej.

Pjesë nga përplasja:


Polici: Hiqi duart! Mos prek punonjësin e policisë me dorë.

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit, ose…

Polici: Ore mos prek punonjësin e policisë!

Bylykbashi: Do merremi ne me juve pastaj!

Polici: Merru sa të duash!

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani pastaj!


Fraksion.com